28 Nëntor 2018 / 16:52
Marrëveshja e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, e njohur si CEFTA, është e vdekur. Një tragjedi e madhe e vendeve të Ballkanit është se nuk dinë të përfitojnë nga përparësitë që i kanë me këtë. Ky është vlerësimi i kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, duke komentuar tensionet e fundit tregtare mes Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
8% kemi rënie në këmbim kohën e fundit dhe kjo është një tregues i mjaftueshëm se marrëveshja është e vdekur. Kjo duhet vetëm të konstatohet. Kjo do të thotë se nëse ju tregoj një të dhënë se shkëmbimi vitin e ardhshëm me Gjermaninë do të arrijë mbi 4 miliardë, ndërsa fqinji ynë i parë ka 300 milionë shkëmbime, gjithçka ju tregova”- tha Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Loading…