“Babai i monstrumit dhe vrasësit të Almir Aliut anëtar i LSDM-së” (FOTO)

“Babai i monstrumit dhe vrasësit të Almir Aliut anëtar i LSDM-së” (FOTO)

Katërvjeçari Almir Aliu nga Kumanova vite më parë u vra në mënyrë çnjerëzore nga ana e Boban Iliç, ndërsa kjo gjë është e dokumentuar edhe me video.

Gazetari, Arian Kerimi, sonte ka publikuar një fotografi mbi të cilën shkruan: “A e keni të qartë? Babai i vrasësit, monstrumit dhe terorristit Boban Iliç”. Kështu, duke bërë të ditur se babai i Iliç është anëtar i LSDM-së së Zoran Zaevit.

Ndryshe, në rastin e Almir Aliut, Boban Iliq i cili paraprakisht ishte i akuzuar për “vrasje” pas rikualifikimit të veprës akuzohet për “vepër të rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve në komunikacion”, që si dënim parasheh burg nga 4 deri 20 vjet.

Në të njëjtën kohë, për dhunë në këtë rast akuzohen babai i Almirit, Sedat Aliu bashkë me Abdulla Aliun dhe Sami Demirin. Jashtë akuze mbetet vëllai i Boban Iliq, Bojan Iliq. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e shtypjes më makinë nga Boban Iliq.

Rikualifikimi i lëndës shkaktoi reagime të shumta dhe protesta popullore në Shkup. Në lidhje me rastin, katër prokurorë shqiptarë reaguan me shkrim dhe kundërshtuan rikualifikimin e rastit, diçka që nxiti Kryeprokurorin, Ljubomir Joveski, që të reagojë ndaj tyre./Almakos