Babai: Ja në cilën skuadër do të luajë Neymar në sezonin e ri

Babai: Ja në cilën skuadër do të luajë Neymar në sezonin e ri

Neymar nuk dëshiron të largohet nga PSG.

Kështu ka deklaruar babai i futbollistit brazilian, duke iu bë thirrje tifozëve të PSG se mund të “flenë të qetë”.

Neymar në vitin 2017 për 222 milionë euro iu bashkua PSG-së nga Barcelona, dhe menjëherë në vitin 2018 kanë nisur spekulimet për të ardhmen e tij.

Është raportuar shumë se Neymar nuk është i lumtur në Francë, dhe një rikthim në Spanjë është konsideruar gjithmonë.

“Kontrata me PSG-në është e gjatë”, ka deklaruar babai i Neymar, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne jemi vetëm në sezonin e dytë dhe nuk ka përfunduar asgjë akoma. Ne kemi një kontratë, dhe nuk kemi arritur as në gjysmë të rrugës”.

“Neymar nuk dëshiron të largohet nga PSG, ai dëshiron të mbetet në klub për t’i ndihmuar në fitimin e titujve”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS