Në aksidentin e rëndë të komunikacionit, që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Zhur të Prizrenit kanë mbetur të vdekur tre persona të vdekur, të cilët dyshohet të jenë anëtarë të një familjeje.
Burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë kanë thënë se bëhet fjalë për tri viktima meshkuj, të cilët kanë lidhje familjare, konkretisht: babai me dy djemtë e tij, që janë gjithashtu nga fshati Zhur.
Mësohet se djemtë janë të moshës së re, njëri 24 vjeç e tjetri 22. Dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar vetura e viktimave, shkruan Gazeta Express.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala ka dhënë detaje lidhur me aksidentin.
Ai tha se në këtë aksident jetën e kanë humbur tre persona, ka ndodhur mes veturës së viktimave dhe një kamioni për pastrimin e borës. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe mjekësia ligjore, tha ai.