Babë e bijë diplomojnë në të njëjtën ditë, e në të njëjtin fakultet

Babë e bijë diplomojnë në të njëjtën ditë, e në të njëjtin fakultet

Inxhinieri i diplomuar në fushën e bujqësisë, Mehmet Fatih, nga Turqia dhe vajza e tij Fejza Yilldiz, 40-vjeçare, kanë diplomuar në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin fakultet.

Në ceremoninë e diplomimit në Fakultetin e Shkencave Islame në Universitetin e Usaka kanë marrë pjesë dhe babai i saj Mehmet Fatih, i cili kishte diplomuar në vitin 1978 në Fakultetin e Bujqësisë.

Fatih kishte punuar disa vjet në institucione publike, më pas duke dalë në pension. Pavarësisht viteve, dëshira për të mësuar gjithnjë ka qenë prezent.

“Vajza ime, nënë e dy fëmijëve është amvise. Dëshiruam që së bashku të studiojmë Fakultetin e Shkencave Islame. Në fakultet jemi regjistruar para katër viteve”, ka sqaruar Fatih.

Ai ka treguar se ka qenë një përvojë interesante që ka studiuar me kolegë shumë më të ri se ai.

“Kam mësuar shumë nga ata. Shpresoj se edhe ata kanë mësuar diçka prej meje. Këto kanë qenë ditë të bukura për mua. Faleminderit të gjithë profesorëve dhe kolegëve që më kanë ofruar mbështetje”.

Ai në ceremoni ka mbajtur edhe një fjalim ku ka ftuar nxënësit që të punojnë shumë.

TAGS