Babi i Ergi Dinit përlotet në studio: S’e ndihmova dot, doja ti thoja më fal. Po jetoj jetën e tij

Babi i Ergi Dinit përlotet në studio: S’e ndihmova dot, doja ti thoja më fal. Po jetoj jetën e tij
Tash esht Koha

Dashamir Dini, babai i këngëtarit të ndjerë Ergi Dini, ka qenë i  ftuar në emisionin “Ftesë në 5”. Gjatë emisionit ai komentoi eksperimentin e bërë në Korenë e Jugut, ku nëna takon virtualisht vajzën e saj të vdekur, me anë të një makinerie të sapo shpikur. Ndër të tjera, babai i Ergit u shpreh se të rinjtë duhen këshilluar që të mos udhëtojnë me shpejtësi, sepse vetëm vdekja ecën shpejt.





“Familjet të punojnë fort…ndonjë këshillë. Edhe pse bezdisen të rinjtë, ose të rriturit sepse të rriturit ndonjëherë sepse të rriturit nuk u lënë gjë mangët të rinjve. T’i kontrollojnë dhe t’i këshillojnë sepse është shumë më mirë. Nuk arrin kurrkund për pesë minuta më shpejt. Sepse vrapojnë për të arritur më shpejt nga njëri klub në klubin tjetër, me shpejtësi me makina. Kush vrapon, vrapon me arrit vdekjen, sepse vdekja ecën me shpejtësi. E ka thënë një nënë malazeze, në ceremonin e vdekjes së të birit: Bir, ti vrapove të arrish vdekjen. S’e thotë dot askush më bukur.

Jam përpjekur të bëj detyrën time. Nuk isha aty në atë moment për ta ndihmuar përsëri tim bir. S’është faj por ti ndihesh fajtor gjithë jetën. Unë nuk munda t’i jepja jetën tim biri që ai të ishte gjallë. Unë jetoj jetën e tim biri sot, më vijnë dy mijë mendime në kokë që s’mbarojnë kurrë. Unë kam nevojë shumë për atë, t’i them më fal dhe të dua, sepse ajo është një revolucion. Është një mundësi që s’ta jep më jeta,”- tha Dini.

Tash esht Koha
TAGS