BabyG e kompletuar pranë të dashurit, shijon lidhjen

BabyG e kompletuar pranë të dashurit, shijon lidhjen

BabyG kohën më të madhe po e kalon me të dashurin.

BabyG po e shijon lidhjen me të dashurin e saj dhe kjo vihet re nga postimet e fundit që dyshja po i bëjnë nëpër rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Kohën më të madhe po e kalon me të dhe po duket e kompletuar. BabyG së fundmi i ka publikuar disa video nën shoqërimin e djalit që ia ka rrëmbyer zemrën dhe dyshja shihen duke kërcyer.

Duke qenë se ajo është emër i komentuar në botën e shoubizit edhe i dashuri i saj, Lim Hoti tashmë është bërë i njohur për publikun dhe jeta e tij private dhe jo vetëm është në fokusin e mediave rozë.

BabyG dhe Lim Hoti po konsiderohen si një çift mjaft i pëlqyer në estradën shqiptare. Projekti i fundit i këngëtares është ‘Its Me’ i cili morri pëlqimin e publikut./Lajmi.net/

TAGS