“Djali i mirë i Çairit” pas 2 viteve u bë i gjallë. Tani po na jep edhe llogaridhënie.
Visar, puna jote flet shumë. Nuk ka nevojë për llogaridhënie. Takimin me strukturat partiake më shumë e shohim si tubim partiak sesa si llogaridhënie.
Do ta quaja llogaridhënie nëse tubimi do ishte i hapur në sheshin Skënderbeu, ku do të kishim mundësi të gjithë qytetaret të japim lëvdata dhe kritika.
Gjithsesi, i nderuar: të faleminderit nga zemra:
për renovimin e shkollave!
për hapjen e çerdheve të reja!
për gazifikimin!
për rregullimin e rrugëve (trotuareve dhe kanalizimit!
për ndërtimin e parkingjeve me kate!
për rregullimin e kaosit në komunikacion!
për ndërtimin e sallave sportive!
për rrethrotullimet e bëra!
për dislokimin e qendrës sociale nga Komuna!
për ndalimin e mbidërtimeve ilegale dhe uzurpimeve të pronës publike!
për largimin e veturave të vjetra nga rrugët e parkingjet!
për restaurimin e Çarshisë dhe kthimin e biznesit në Çarshi!
për menaxhimin e suksesshëm me higjienën në Çair!
për tribunën e Stadiumit, e cila u ndërtua në kohe rekorde dhe tani Shvercerat po e shfrytëzojnë!
për rregullimin e kaosit në Çairçane! dhe
për largimin e qenve endacakë!
Edhe ti e ke merituar tashmë një shtëpi në Butel.
Liridon Baftiji
FR AAA Çair – Kryetar