Bakayoko i lumtur te Milani, dëshiron të vazhdojë me kuqezinjtë

Tiemoue Bakayoko edhe një herë ka treguar dëshirën e tij për të qëndruar te Milani.

Francezi i huazuar nga Chelsea është një nga lojtarët më në formë te kuqezinjtë, ai e shikon klubin nga Milano si një nivel tjetër me klubet tjera, ndërsa i pëlqen edhe jeta në qytetin e modës.

“Gjërat po shkojnë mirë për klubin dhe mua tani. Nuk kishte pikë kthese. Vetëm doja të tregoja se jam i mirë mjaftueshëm për një klub të madh. Milani është në një tjetër planet”.

Bakayoko në tentim për të kaluar Fabian Ruizin (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“U përshëndeta nga Maldini dhe Leonardo në ditën e parë dhe menjëherë e kupton me çfarë ke punë. Pastaj ke një punë në San Siro, që është e jashtëzakonshme. Milani është klub legjendar. Kush nuk do të dëshironte të qëndronte te Milani për një kohë të gjatë?”

“Ende jam nën kontratë te Chelsea për tre vite. Nuk kam gjithë kartat. Gattuso është dikush që jep gjithçka për lojtarët e tij dhe transmeton shumë gjëra të mira”.

Lexo po ashtu:

“Ai është ashtu siç ishte si lojtar, direkt në pikë. Ai t’i thotë gjërat për të mirën tënde”.

“Jeta është e mirë në Milano. Tashmë kam ndërruar gardërobën time. Moti është i njëjtë si në jug të Francës dhe ushqehemi mirë këtu. Është një vend ideal për të jetuar”, ka thënë Bakayoko. /Telegrafi/

TAGS