Bakayoko te Monaco? Veprimi i Chelseat befason të gjithë

Bakayoko te Monaco? Veprimi i Chelseat befason të gjithë
9:45 | 21 Gusht 2019

Tiemoue Bakayoko do të donte të kthehej në Monaco, por Chelsea nuk beson se oferta e ekipit francez për huazim është mjaft e mirë për të sanksionuar marrëveshjen, sipas RMC Sport.

Mesfushori fitoi ligën me Monacon dhe shkoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve para se të transferohej te Chelsea, por koha e tij në Londër ka qenë një fatkeqësi.

Ai e kaloi sezonin e kaluar në huazim te AC Milan dhe gjeti përsëri formën, por duket se nuk ka një të ardhme në Stamford Bridge, përcjell lajmi.net.

Megjithëse, klubi londinez po përpiqet ta shesë atë sa më shpejtë, oferta e Monacos ishte jobindëse.

Francezi nuk ka vend në ekipin e Frank Lampard, andaj largimi mbetet i pashmangshëm vetëm duhet të dihet destinacioni. /Lajmi.net/ 

TAGS