Bale me shokë e nisin me këmbë të mbarë rrugëtimin për “Euro 2020”

Uellsi e ka nisur me fitore fazën kualifikuese të “Euro 2020”, duke e mposhtur 1-0 në shtëpi Sllovakinë.

Gareth Bale me shokë e kanë nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin për “Euro 2020”, duke e mposhtur 1-0 Sllovakinë në takimin e parë në Grupin E, raporton Gazeta Express.

Një gol i Daniel James pas pesë minutash lojë i ka mjaftuar skuadrës së Ryan Giggs për t’i siguruar tri pikët.

Ky ka qenë edhe goli më i shpejtë i realizuar nga Uellsi në një ndeshje zyrtare që nga goli i shënuar pikërisht nga legjenda e Manchester United pas tre minutash kundër San Marinos në marsin e 2007-ës.

Me këtë fitore, Uellsi ka shkuar në kuotën e tri pikëve, aq sa Sllovakia e Kroacia, kjo e fundit nga ora 18:00 do të përballet me Azerbajxhanin. /Gazeta Express/

TAGS