9:59 | 10 Tetor 2019
09:59 | 10 Tetor 2019
Gareth Bale mund të huazohet tek skuadra e Manchester United.
Përkundër formës së mirë të treguar në këtë fillim sezoni, Bale nuk pëlqehet në ‘Santiago Bernabeu’.
Lojtari ishte afër transferimit në Superligën e Kinës, gjatë merkatos së verës, por ai transferim dështoi në momentet e fundit.
Tani, Bale thuhet se mund të kalojë tek Manchester United, në formë huazimi, sipas ‘Talksport’, transmeton lajmi.net.
Forma e mirë e Bale nuk është e mjaftueshme për t’i tejkaluar problemet me trajnerin francez, Zinedine Zidane. /Lajmi.net/