Bale – Real Madrid, vazhdojnë problemet

Bale – Real Madrid, vazhdojnë problemet
18:22 | 28 Qershor 2019

Shpresat e Real Madridit për të shitur Gareth Bale këtë verë po zbehen gjithnjë e më shumë.

‘Los Blancos’ kanë qenë skuadër mjaft aktive këtë afat kalimtar, duke transferuar disa lojtarë, përfshirë edhe Eden Hazard nga Chelsea.

Me 37 lojtarë në dispozicion, Zinedine Zidane duhet të fillojë të marrë vendimet e vështira, për të larguar lojtarët në të cilët nuk do të llogarisë.

Në mesin e lojtarëve që Zidane në llogarit në të, është edhe Gareth Bale.

Uellsiani ka kohë që i është kërkuar të gjejë një skaduar të re për sezonin 2019/2020.

Ish ylli i Southmpton dhe Tottenham Hotspur, do të merrte në konsideratë largimin nga Real Madrid vetëm për një transferim që do t’i sillte një page të favorshme./Lajmi.net/

TAGS