Balena me katër këmbë

Balena me katër këmbë

Një fosil 43-milionë vjeçar i një balene u zbulua në Peru, e cila kishte katër këmbë dhe lëkura lundruese, shkruan BBC.

Paleontologët besojnë se kafsha e gjatë prej katër metrash ishte përshtatur për notim, kohë jetësore dhe për të ecur në tokë.

Balena e lashtë ka mundur me katër gjymtyrët e saj t’ia dilte me peshën dhe bishtin e saj të fuqishëm.

Shkencëtarët besojnë se ky zbulim do të sqarojë evolucionin e balenave dhe se si janë shpërndarë në të gjithë planetin.

“Ky është modeli më i plotë i një balene me katër këmbë të gjetur ndonjëherë jashtë Indisë dhe Pakistanit”, tha paleontologu Olivier Lambert nga Instituti i Shkencave Natyrore të muzeut belg.

Paleontologët kanë gjetur këtë fosil në sedimentet detare 1 km larg nga bregdeti Playa Media Lune. Fillimisht, konsiderohej se balenat u lindën, përkatësisht evoluuan në Azinë Jugore rreth 50 milionë vjet më parë. Ndërsa trupat e tyre gradualisht u përshtatën ujërave të tyre, ato migruan në Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut, ku u gjet edhe një fosil tjetër.

Por zbulimi i fundit sugjeron se balenat e hershme ishin në gjendje të arrinin  atje nga Amerika e Jugut.

“Balenat janë një shembull i evolucionit”, tha paleontologu Travis Park nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër.

Hulumtimi është botuar në revistën “Current Biology”.

TAGS