Ballkani mposht Prishtinën, barazojnë Feronikeli e Flamurtari

Ballkani mposht Prishtinën, barazojnë Feronikeli e Flamurtari
16:21 | 7 Tetor 2019

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka arritur të shënojë fitore të madhe për të siguruar kreun e tabelës, të paktën deri në ndeshjen e ardhshme të Dritës.

Skuadra nga Theranda mposhti Prishtinën me rezultatin 1:0, për tri pikë shumë të vlefshme, raporton lajmi.net.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Blend Baftiu, në minutën e 56’ të këtij  takimi.

Ndeshje interesante u luajt edhe në Mitrovicë, ku kampioni në fuqi Feronikeli u ndal me barazim 1:1.

Vendësit kaluan në epërsi të parët, kur shënuan me anë të Gëzim Rusit, në minutën e 44’ të këtij takimi, raporton lajmi.net.

Feronikeli reagoi tek në minutën e 77’, duke barazuar shifrat në 1:1, për të dalë me një pikë nga Mitrovica.

Në anën tjetër, në Vushtrri, skuadra e vogël e Prishtinës, Flamurtari, morri një pikë nga barazimi 2:2.

Pas këtyre tri ndeshjeve, Ballkani është lideri i tabelës, me 20 pikë të grumbulluara, kurse Feronikeli pozicionohet në pozitën 4 e Prishtina në pozitën 6. /Lajmi.net/

TAGS