Balotelli gati të largohet nga Europa

Balotelli gati të largohet nga Europa
Tash esht Koha

Mario Balotelli mund të përfundojë në Brazil.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se menaxheri i njohuri  shumë yjeve të futbollit Mino Raiola po punon për të transferuar ish-sulmuesin e Interit, Milanit, Mançester Sitit dhe Liverpulit në Brazil.

Tre klubet e njohura të futbollit brazilian: Flamengo, Botafogo dhe Vasko De Gama kanë shprehur interes për “Super Marion”.

Baloteli ka realizuar  5 gola në 19 ndeshje këtë sezon me Breshian, një shifër larg pritshmërive të drejtuesve të klubit dhe tifozëve.

MEDIAL.mk

Tash esht Koha