Balotelli i reagon Bonuccit pas komenteve për Kean

Balotelli i reagon Bonuccit pas komenteve për Kean

Leonardo Bonucci pas ndeshjes ku Juventusi fitoi ndaj Cagliarit (2-0), ku njërin e gol e shënoi Moise Kean, e që ishte pre e thirrjeve raciste, mbrojtësi tha se faji është 50/50.

Ai tha se lojtari duhet të festojë më shokët kur shënon gol.

“Kean e di se kur ai shënon një gol, ai duhet të përqendrohet në festim me shokët e tij. Ai e di se mund ta kishte bërë diçka ndryshe”, ka deklaruar Leonardo Bonucci.

Me Bonuccin nuk është pajtuar aspak Mario Balotelli, i cili në Francë jo pak herë është cak i thirrjeve raciste nga tifozët.

Balotelli ka komentuar në një fotografi të Kean në Instagram, duke thënë se Bonucci është më fat që ai nuk ishte aty.

“Bravo. Dhe thuaj Bonuccit që është më fat që nuk isha atje. Në vend të mbrojtjes ai e bën këtë. Wow, jam i shokuar. Jam me ju vëlla”, ka komentuar Balotelli./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS