Balotelli nuk lëshon pe: Messi është më i mirë se Ronaldo

Balotelli nuk lëshon pe: Messi është më i mirë se Ronaldo

Mario Balotelli ka vazhduar ta mbroj teorinë e tij, që Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Roanldo.

Sulmuesi kontravers bëri një postim në Instagram pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Liverpoolit, ku shkroi se ‘’Messi nuk e meriton të krahasohet me numrin 7 të Juventusit’’.

Ai edhe sot ka folur rreth kësaj çështje dhe ka mbrojtur mendimin e tij, duke u shprehur se argjentinasi nuk duhet të krahasohet me yllin portugez, transmeton lajmi.net.

‘’Nëse flasim në mënyrë statistikore, ata janë të njëjtë’’, shpjegoi sulmuesi i Marseillet.

‘’Por dikush që ka luajtur kundër të dyve, mund të them se Messi nuk është i kësaj bote’’.

‘’Edhe nga kualitetet, Leo është më i mirë se çdo kush tjetër. Unë jam i bindur nëse pyetni një mbrojtës se me kë dëshiron të përballet Messin apo Ronaldon, përgjigja nuk do kishte dyshim’’, deklaroi Super Mario. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS