Banania ka vlera të ndryshme në bazë të pjekjes, vërehet nga ngjyra

Banania ka vlera të ndryshme në bazë të pjekjes, vërehet nga ngjyra

Si një ndër pemët më të mira dhe jo shumë të shtrenjta, bananet janë ushqim shumë i përshtatshëm për t’u ngrënë mes vakteve kryesore. Ndonëse dihet që ka shumë dobi për shëndetin, pak njerëz e dinë se ajo ka vlera të ndryshme ushqyese varësisht nga niveli i pjekjes.

Nutricionisti australian, Ryan Pinto, e ka publikuar një fotografi me fazat e ndryshme të bananes së pjekur. Ai ka treguar se banania shumë e pjekur ose shumë e zbutur nuk është shumë e shëndetshme.

Sipas tij, bananet që nuk janë të pjekura janë burim i mrekullueshëm i prebiotikëve, të cilët ndikojnë në shëndetin e zorrëve.

Bananet që janë pothuajse të pjekura janë të pasura me fibra dhe nuk kanë shumë sheqer.

Bananet e pjekura plotësisht kanë nivel të lartë të antioksidantëve dhe gjithashtu janë të pasura me fibra.

Kur banania pjekët shumë dhe në lëkurën e saj fillojnë të formohen njollat e kafta, ajo ka më pak vitamina dhe minerale.

Në kohën kur lëkura e bananes fillon të mbizotërohet nga ngjyra e kaftë dhe zbutet shumë, ajo ka më shumë sheqer dhe më pak fibra, prandaj nuk është më aq e shëndetshme, sa ka qenë më herët, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

TAGS