Banda e forcave ajrore amerikane në Evropë, për nder të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe Ditës së Aleancës – 4 Prilli, në bazën Ramstajn në Gjermani e interpretoi himnin e NATO-s, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes.
“Një pjesë e njësitit tonë duhej kësaj fundjave të ishte në Shkup, por për shkak të pandemisë me KOVID – 19, ngjarja është anuluar. Por, ne deshëm ta shënojmë Ditën e NATO-s dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Mirë se erdhët në NATO!, ka theksuar komandantja e kësaj bande, Kristina Mor Uritia.
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në profilin e saj në Fejsbuk sot shkroi se shënimi i Ditës së NATO-s, me pjesëmarrjen e orkestrave ushtarake të SHBA-së dhe Sllovenisë, është anuluar për në kohëra më të mira.
“Ditën e NATO-s planifikuam ta shënojmë me pjesëmarrjen e orkestrave ushtarake të SHBA-së dhe Sllovenisë. Për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi, e anuluam për në kohëra më të mira. Por, ja urimin muzikor nga largësia”, shkroi ministrja Shekerinska në Fejsbuk. .