31 Tetor 2018 / 18:33
Me 30 milionë euro para nga Banka Botërore në katër vitet e ardhshme do të synohet përmirësimi i tregut të punës dhe do të ndërtohen çerdhe dhe qendra të reja sociale. Sipas analizave, fëmija i lindur sot, deri sa të arrijmë mesataren e standardit ekonomik evropian do ketë 60 vjeç. Prandaj prosperiteti i ardhshëm i vendit varet nga ajo sesa do jetë i aftë të prodhojë kapital cilësor njerëzor.
Mesatarisht të rinjtë në rajonin e Ballkanit perëndimor deri në moshën 18 vjeçe, në shkollë kalojnë 12.4 vjet. Megjithatë arsimi i fituar gjatë kësaj periudhë është i barabartë me vetëm 8.6 vjet arsim cilësor”- u shpreh Siril Muler, përfaqësuese e Bankës Botërore.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale thotë se analizat tregojnë se Maqedonia patjetër duhet të investojë në kapital njerëzor.
Me programin e ri presim 7500 fëmijë të rinj të regjistrohen nëpër çerdhe në periudhë prej 4 viteve dhe kjo do të thotë rritje për 50% e përfshirjes së fëmijëve të moshës prej 3 deri 6 vjet në arsimin parashkollor”- tha Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Pritjet e Bankës Botërore janë se vendet e Ballkanit perëndimor me investime në kapital njerëzor do munden të arrijnë përparim të vërtetë pas disa gjeneratave me çka edhe do t’i arrijnë standardet evropiane.
Aleksandra Spasevska