19 Shtator 2018 / 16:33
Pasi që Banka Popullore e uli normën themelore të interesit pritet që të vjen edhe deri te ulja e normave të interesit te depozitat dhe te kreditë bankare. Likuiditeti i sistemit bankar është i madh, ndërsa paratë do të duhet të plasohen në kredi për persona juridik dhe fizik. Bankierët vërejnë lëvizje në sektorin e tyre dhe aktualisht kërkohen projekte të mira për financim.
Te depozitat kemi bërë korrigjime për depozitat e ri, për marrëveshjet e reja për depozita, gjithashtu vepruam për kreditë e reja banesore, i ulëm diku për 0,3%, kemi ofertën më të lirë në treg, ndërsa te kreditë konsumatorë jemi në aktivitete promovuese ku jemi duke i ulur normat e interesit”- theksoi Antonio Argir, drejtor i NLB Tutunska Banka.
Lidhur me referendumin e radhës ku tërë aktiviteti ekonomik është praktikisht në ngecje, Argir shprehet se për bankat dhe për kompanitë nevojitet ardhmëri e qëndrueshme dhe e parashikuar në aspektin ekonomik. Ndryshe, NLB Banka sot promovoi një shërbim të ri, NLB Pej kuletë celulare. Ajo mundëson pagesë në vende shitëse përmes telefonit celular.
Aleksandra Spasevska