Banorët e Gërçecit: Është skandal që dënohet një fshat i i tërë për mbi 40 orë pa rrymë!

Banorët e Gërçecit: Është skandal që dënohet një fshat i i tërë për mbi 40 orë pa rrymë!

Deri te redaksia e Almakos ka arritur një reagim nga banorët e Gërçecit të cilin ua sjellim më poshtë pa asnjë ndërhyrje:

Fshati jonë po kalon netë e ditë të errëta
Janë bërë rreth 40 orë që në fshtin Gërçec të k. Saraj nuk ka rymë elektrike.
Si banorë jemi të revoltuar, ankesat për dëme që janë bërë në shtëpit tona janë të shumta dhe të ndryshme.
Nga EVN arsyetohen kinse ka defekt:
– Po as ekipe të tyre në teren nuk ka askund
– As nuk ka logjik se defekti edhe pas 40 orëve nuk mund të sanohet
– Logjika e pranon atë që e themi ne si banorë se “Ndërprerja është e qëllimshme”
Kemi bërë ankesë edhe deri te komuna.
Problemi bëhet edhe më i rëndë pasi flasim për një fshat të tërë, kurse komuna nuk nxjer zë.
Andaj me të drejt nga ana e banorëve janë reagimet se Evn-ja këtë ter neve po na e bënë në pëlqim pse jo në marrveshje me BDI-në
Po ashtu kërkojm zgjidhje të problemit edhe nga deputetët e zonës, meqë kjo nuk është hera e parë që Evn të veproj kështu me fshatin tonë.
Çka është më e dhimbshe nga sot edhe shkolla fillore nuk punon i kan leshuar fëmijet nga shkolla.

Nuk mund të ketë arsye për këtë denim që i bëhet një fshati me reth 500 shtëpi – 3000 banor ku shumica e tyre janë të pa punë
Pra këtë e shohim edhe si dënim nga Bdi, pasi ajo ka filluar ta humb mbeshtetjen nga fshati jonë.”