Barça e gatshme të shesë Suarezin, Arsenali dhe Chelsea favoritë për transferimin e tij

Denis Suarez pritet të largohet nga Barcelona dhe destinacioni i ardhshëm mendohet të jetë Liga Premier.

Një lëvizje në kampionatin anglez ka gjasa të bëhet reale për mesfushorin e Barcelonës, Denis Suarez.

Sipas gazetës spanjolle Marca, ish-lojtari i Manchester Cityt dëshiron të largohet nga Barça muajin e ardhshëm me hapjen e afatit kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu:

Largimi i tij pritet të vjen pas rritjes së frustrimit me mungesën e mundësive për të luajtur këtë sezon.

Denis Suarez nuk është i lumtur te Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Trajneri Ernesto Valverde dhe bordi janë të përgatitur që të lejojnë Suarezin të largohet – përderisa vjen oferta e duhur.

Për momentin, Arsenali dhe Chelsea janë favoritë për të transferuar mesfushorin, me bisedimet e mbajtura midis të gjitha palëve në ditët e fundit.

Lexo po ashtu:

Edhe pse ekipet e tjera janë në kontakt, Denis Suarez thuhet se edhe vet favorizon dy klubet e Londrës.

Barça mendohet se janë të gatshëm të shesin për një çmim prej 15 milionë eurosh. /Telegrafi/

TAGS