Barca fitoi La Ligan, por Lenglet ka mendjen tek Liverpool

Barca fitoi La Ligan, por Lenglet ka mendjen tek Liverpool

Skaudra e Barcelonës mbrëmë ka fituar titullin e 26-të në La Liga, që njëkohësisht ishte e dyta radhazi.

Ishte Lionel Messi ai i cili shënoi golin e vetëm në ndeshjen kundër Levante për të marrë tri pikë, që në fund mjaftuan për tu shpallur kampion.

Merita të mëdha në këtë triumf të Barcës, gjatë këtij edicioni pati edhe Clement Lenglet, i cili erdhi në fillim të sezonit nga Sevilla.

Por, pas triumfit, qendër mbrojtësi ka qëndruar me këmbë në tokë, duke mbajtur fokusin tek Liga e Kampionëve.

“Nuk është e lehtë ta fitojmë ligën. Ne kemi dominuar nga fillimi deri në fund” ka thënë Lenglet për ‘Sport’, transmeton lajmi.net.

“Tani duhet ta shijojmë këtë shpejt, pasi ne kemi një ndeshje shumë të vështirë që po vije (Liverpool)” ka thënë tutje qendër mbrojtësi.

“Edhe Kupa edhe Liga e Kampionëve janë shumë të rëndësishme për ne” ka thënë ndër të tjerash Lenglet.

Qendër mbrojtësi ka shfrytëzuar për mrekulli lëndimin e Samuel Umtiti, për të fituar vendin në formacionin bazë të Barcës. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS