Barça “i vodhi” Ramos-in, shpërthen presidenti: Do t’i gjejmë përgjegjësit dhe do t’i ndëshkojmë

regulli i parë i pashkruar i merkatos. Kur ke në dorë një të ri interesant, më mirë ta bindësh të nënshkruajë një kontratë të gjatë sapo rregullorja ta lejojë.

Sigurisht, më pas ndodh edhe që lojtari të vendosë të largohet gjithsesi me kosto zero, siç ka ndodhur me rastin Pogba. Pavarësisht nga kjo, klubet duhet të marrin mbrohen, sepse skuadra e mëdha kanë njerëz kudo dhe nuk hesitojnë për të shfrytëzuar çdo rast për të siguruar talente të rinj.

Kështu që është normale që Boca Juniors të jetë shumë e zemëruar: Barcelona po i merr Santiago Ramos-in, mbrojtës 18-vjeçar, duke krijuar një situatë aspak të pëlqyeshme për presidentin e ri të argjentinasve, Jorge Amor Ameal.  

Sipas të përditshmes spanjolle Sport, qendërmbrojtësi i ri mund të shkojë që tani në Camp Nou. Dhe nëse kjo gjë nuk do të ndodhë, për shkak të kundërshtimit të Boca-s, transferimi do të zyrtarizohet në qershor, kur skadon edhe kontrata e lojtarit.

Një situatë që ka zemëruar shumë numrin një të Bombonera-s, i cili nuk ka hezituar të përdorë fjalë të ashpra gjatë një interviste të dhënë për Radio La Red: “Nuk është e mundur që të lirohet pas gjashtë muajsh, do të kërkojmë përgjegjësin e kësaj situate, brenda dhe jashtë klubit”. Domethënë Barça, por edhe presidenca e mëparshme.

“Nuk është një gjë që mund të anashkalohet, dikush nuk i ka ofruar një kontratë. Askush nuk shkon në Spanjë dhe flet me Barcelona-n sa për të folur. E kuptoj se janë në mes disa menaxherë, ne do të jemi të ashpër me këtë situatë. Do të krijojmë një komision dhe do të ndëshkojmë përgjegjësit”.

Ndërkohë, Ramos duhet të fluturojë në Camp Nou, nëse nuk do ta bëjë në janar, atëherë do ta bëjë në qershor. Një humbje e madhe për Boca-n, sido që të përfundojë hetimi.

MEDIAL.mk