Barca ‘ia sheh sherrin’ triumfit në La Liga, ata duhet të paguajnë 1 milion euro

Barca ‘ia sheh sherrin’ triumfit në La Liga, ata duhet të paguajnë 1 milion euro

Barca ‘ia sheh sherrin’ triumfit në La Liga, ata duhet të paguajnë 1 milion euro

Skuadra e Barcelonës duket se nuk pa vetëm të mira në triumfin e saj në La Liga.

Në fundjavën që po e lëmë pas, Barcelona mposhti Levanten me rezultatin 1:0 fal golit të Lionel Messi, për t’i marrë tri pikë që e shpallën edhe matematikisht kampione.

Ky triumf ishte i 26 në historinë e La Liga për skuadrën katalane, dhe njëkohësisht i dyti radhazi, si dhe i teti në 11 edicionet e fundit.

Por, ky triumf i ka kushtuar skuadrës së Barcelonës 1 milion euro, raporton ‘Sport’, transmeton lajmi.net.

Katalanët duhet të dorëzojnë 1 milion euro tek skuadra e Gremio, nga ku transferuan Arthur, pasi kanë  triumfuar në La Liga.

Varësisht prej sukseseve të radhës, deri në 10 milionë euro do të mund t’i shtohen shumës së Arthur.

Kjo mund të ndodh nëse Barca triumfon në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS