Barca matematikisht kampione në La Liga, goli i Messi mbyll garën për titull

Barca matematikisht kampione në La Liga, goli i Messi mbyll garën për titull

Skuadra e Barcelonës edhe matematikisht është shpallur kampione e La Liga për edicionin 2019/19.

Për herë të dytë radhazi dhe të 26-ën në  histori të La Liga, skuadra katalane ka arritur të fitojë kampionati spanjoll, për të vërtetuar dominimin në këtë ligë, në dekadën e fundit.

Tri pikët që morri sot në ndeshjen kundër Levante, para tifozëve të vet, i mjaftuan Barcës për t’i dhënë fund garës për titullin.

Ishte lojtari më i mirë i skuadrës së Ernesto Valverde, Lionel Messi, ai i cili u përkujdes që skuadra e tij të merrte këto tri pikë.

Messi nuk luajti fare në pjesën e parë, por u inkuadrua në pjesën e dytë për të shënuar gol në minutën e 62’ dhe për të mbyllur La Ligan.

Me këtë fitore, Barcelona numëron 83 pikë në 35 xhiro, duke shkuar me nëntë pikë më shumë sesa Atletico Madrid që mban vendin e dytë.

Tri ndeshjet e radhës mund t’i shërbejnë Valverdes për t’i provuar lojtarët e rinj në skaudër dhe ata që nuk kanë pasur shumë hapësira gjatë sezonit. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS