Barca me ofertë marramendëse për Rashford

Barca me ofertë marramendëse për Rashford

Barcelona po synon të përforcojë fazën e sulmit.

Mediet në Spanjë raportojnë se dëshirë e Barcelonës për fazën e sulmit gjatë afatit kalimtar të verës është Marcus Rashford.

Mundo Deportivo bën të ditur se Barcelona është e gatshme të ofrojë Philippe Coutinhon ose Malcom, dhe një shumë të konsiderueshme parash për reprezentuesin anglez, përcjell ‘lajmi.net’.

Rashford cilësohet si pjesë kyçe e të ardhmes së Manchester United, dhe largimi i tij vlerësohet vështirë i realizueshëm.

21 vjeçari për skuadrën e parë të Manchester United ka debutuar në vitin 2015, dhe në 106 paraqitje ka shënuar 27 gola./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS