Barca me ofertë të majme për PSG, para + 6 lojtarë në tavolinë për Neymar

Barca me ofertë të majme për PSG, para + 6 lojtarë në tavolinë për Neymar
19:57 | 18 Korrik 2019

Skuadra e Barcelonës duket se është e vendosur që të transferojë yllin e Paris Saint Germain, Neymar JR.

Katalanët së fundmi thuhet se janë drejtuar me një ofertë të re për kampionët e Ligue 1, për të cilët kanë ofruar para të gatshme, plus gjashtë lojtarë, me mundësi për të zgjedhur dy.

Barca ka ofruar 100 milionë euro plus dy lojtarë për shërbimet e Neymar, raporton ‘Sky Germany’, transmeton lajmi.net.

Philippe Coutinho i prinë listës së emrave krahë Ousmane Dembele, Ivan Rakitic, Nelson Semedo e Malcom, dhe një kandidat potencial.

Coutinho është një nga ata që shihet si favorit për tek francezët, të cilët kanë refuzuar 40 milionë euro plus dy lojtarë.

Mbetet të shihet nëse kjo ofertë do të bind drejtuesit e skuadrës së Paris Saint Germain. /Lajmi.net/

TAGS