Barcelona 84 milionë funte borxh Liverpoolit – gjithçka lidhet me Coutinho

Barcelona 84 milionë funte borxh Liverpoolit – gjithçka lidhet me Coutinho
23:00 | 7 Tetor 2019

Barcelona i obligohet skuadrës së Liverpool edhe 84 milionë funte.

Sot mediet në Britani të Madhe kanë shkruar për një mega borxh të Barcelonës ndaj skuadrës së Liverpool.

‘Dailymail’ shkruan se nga transferimi i Philippe Coutinho në ‘Camp Nou’, kanë mbetur edhe 84 milionë funte borxh pa paguar, transmeton lajmi.net.

Nga këto burime thuhet se asgjë nuk ka të bëjë me bonuset që Barca duhet t’i paguajë Liverpoolit, por nga shuma fillestare.

Skuadra katalane nuk ka qenë kurrë në pozitë kaq të vështirë ekonomikisht, pasi kanë kryer shumë transferime të shtrenjta.

Mbetet të shihet se si do të vazhdoj kjo çështje, pasi flitet për një shumë mjaft të madhe të papaguar. /Lajmi.net/

TAGS