Barcelona gjithnjë e më afër titullit, fiton edhe ndaj Sociedad

Barcelona gjithnjë e më afër titullit, fiton edhe ndaj Sociedad

Skuadra e Barcelonës e ka mbyllur me fitore edhe xhiron e 33-të në kampionatin spanjoll.

Lojtarët e Ernesto Valverde kanë shënuar fitore të vështirë, me rezultatin 2:1, kundër skuadrës së Real Sociedad.

Goli i parë në këtë takim erdhi vetëm në minutën e 45’, kur Clement Lenglet shfrytëzoi për mrekulli goditjen nga këndi, për ta dërguar skuadrën e tij me një gol epërsi në dhomat e zhveshjes, shkruan lajmi.net.

Reagimi i mysafirëve erdhi në minutën e 62’, kur pas një vertikalizimi të mirë të Mikel Merino, ishte Juanmi ai që shty topin në rrjetë për 1:1.

Barcelona nuk u dorëzua dhe pas vetëm dy minutave arritën të rikthejnë epërsinë e tyre.

Ishte një asistim i Lionel Messit i cili u konkretizua në gol nga mbrojtësi i majtë, Jordi Alba, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore, skuadra katalane shkon në nëntë pikë diferencë me ndjekësit e Atletico Madrid, duke u afruar gjithmonë e më afër titullit.

Deri në xhiron e fundit, në lojë janë edhe 15 pikë, të cilat vështirë se do ta përmbysin Barcelonën. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS