Barcelona kërkon lojtarin më të mirë të Milanit

Barcelona kërkon lojtarin më të mirë të Milanit
13:06 | 21 Qershor 2019

Dështimi për të transferuar Matthijs de Ligt ka bërë që Barcelona të fillojë kërkimet për një mbrojtës të ri.

Është mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli, që po kërkohet nga Barcelona.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Tuttosport’, që shkruan se Barcelona do t’i ofrojë Milanit deri në 40 milionë euro.

Edhe pse kjo shumë do të ndihmonte shumë Milanin në tregun e transferimeve, ‘Rossonerët’ janë të vendosur për të mbajtur në skuadër kapitenin.

24 vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2015, kur ishte transferuar nga Roma./Lajmi.net/

TAGS