Barcelona me rezervistë kundër Interit, nervozohet Borussia Dortmund

Barcelona me rezervistë kundër Interit, nervozohet Borussia Dortmund
14:35 | 10 Dhjetor 2019

Borussia Dortmund nuk është aspak e kënaqur me vendimin e fundit nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Barcelona do të luajë më një formacion përplot me ndryshime sonte kundër Interit në Giuseppe Meazza në duelin e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra katalane ka siguruar kualifikimin dhe pozitën e parë në grup andaj trajneri Ernesto Valverde ka vendosur t’i pushojë Lionel Messin dhe disa yje të tjerë të ekipit, transmeton lajmi.net.

Por, mediat spanjolle raportojnë se vendimi i Valverdes ka hidhëruar drejtuesit e Borussia Dortmundit që ka pikë të barabarta me Interin në garë për pozitën e dytë që siguron pjesëmarrjen për në fazën tjetër.

Inter në rast të fitores ndaj Barcelonës do ta sigurojë kualifikimin përkundër rezultatit të Borussia Dortmund në duelin tjetër ndaj Slavia Pragës. /Lajmi.net/

TAGS