Barcelona ndjek yllin e Spanjës U-21 të cilin e kishte në akademi deri në vitin 2014

Barcelona ndjek yllin e Spanjës U-21 të cilin e kishte në akademi deri në vitin 2014
10:48 | 24 Qershor 2019

Skuadra e Barcelonës është e vendosur që të ketë në radhët e veta lojtarin e Spanjës U-21.

Dani Olmo, i cili së fundmi ka regjistruar disa paraqitje të jashtëzakonshme, ka bërë që Barcelona të kthejë interesimin kah ai.

Lojtari i cili luan në pozitën e anësorit, ka përfunduar në listën e dëshirave të Barcelonës, shkruan ‘Marca’, transmeton lajmi.net.

Aktualisht lojtar i Dinamo Zagreb, lojtari u largua nga akademia e Barcelonës në vitin 2014, por tashmë po lidhet me një rikthim të mundshëm, pasi fitoi çmimin si lojtari më i mirë i ri në Kroaci gjatë sezonit të kaluar.

21 vjeçari aktualisht po aktivizohet në Kampionatin Evropian U-21 me kombëtaren e Spanjës, ku ka shënuar golin hapës në fazën e grupeve, në fitoren kundër Belgjikës.

Në 25 ndeshje të edicionit 2018/2019, Olmo ka shënuar 8 gola me skuadrën e Dinamo Zagreb. /Lajmi.net/

TAGS