”Barcelona nuk është në luftë me Pique”, thotë zëvendës-presidenti i klubit

”Barcelona nuk është në luftë me Pique”, thotë zëvendës-presidenti i klubit
Tash esht Koha
13:06 | 3 Tetor 2019

Zëvendës-presidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka sqaruar se bordi i drejtorëve të Barcelonës nuk janë në luftë me Gerard Pique, në vazhdën e dyshimeve të tij se ata mbollën një histori në shtyp, e cila fajësoi lojtarët për fillimin e dobët të ekipit këtë sezon.

Pique ishte qartë i pakënaqur me situatën dhe në rolin e tij si një nga figurat e larta në dhomën e zhveshjes, veçanërisht për çështjet politike, ai i bëri të qarta zhgënjimet e tij në intervistën e tij pas fitores ndaj Getafe.

“Nuk ka luftë me Pique”, pranoi Cardoner në një intervistë për Catalunya Radio, transmeton lajmi.net.

“Ka pasur një takim midis presidentit dhe Pique, i cili është bërë për të korrigjuar një situatë”.

“Normaliteti është rikthyer dhe lojtarët janë të qetë, dhe tifozët janë me ekipin, dje ata treguan mbështetje të madhe”, zbuloi ai. /Lajmi.net/ 

Tash esht Koha
TAGS