Barcelona pas Bentancurit

Barcelona pas Bentancurit
21:36 | 22 Tetor 2019

Barcelona janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin e Juventusit, Rodrigo Bentancur.

Sipas ‘Don Balon’, kampionët e Spanjës kanë filluar të shfaqin interesim për yllin e Juventusit, përcjell lajmi.net.

Mesfushori 22 vjeçar është një nga emrat më të vlerësuar në Evropës, dhe për të ka pasur interesim nga Barcelona edhe në të kaluarën.

Bentacur i është bashkuar Juventusit në vitin 2017 nga Boca Juniors.

Duhet të theksohet se ish klubi i Bentancur, Boca Juniors, ka të drejtën në 50 për qind të të ardhurave nga shitja e tij në të ardhmen./Lajmi.net/

TAGS