Barcelona po konsideron transferimin e Matas si lojtar i lirë

Barcelona ka kontaktuar me përfaqësuesit e mesfushorit të Manchester Unitedit, Juan Mata, pasi ata po synojnë një lëvizje për reprezentuesin e Spanjës.

Sipas Goal.com, Barcelona është e interesuar të sjellë Matan në Camp Nou këtë verë, me 30-vjeçarin në dispozicion si transferim i lirë në fund të sezonit, pasi kontrata e tij në Old Trafford përfundon.

Juventusi dhe Paris Saint-Germain kanë treguar gjithashtu interes në ish-yllin e Chelsea, që do të thotë se ka të ngjarë të jetë një betejë për nënshkrimin e tij nëse ai dështon të nënshkruajë një marrëveshje të re me Djajtë e Kuq.

Lexo po ashtu:

Kuptohet që Unitedit mbetet në diskutime me Matan lidhur me një marrëveshje të re, por ende nuk është arritur një konkluzion pozitiv, edhe pse ata mbeten me shpresë se mund të bindin spanjollin të qëndrojë në Old Trafford përtej kësaj vere.

Klubi nxiti një opsion një vjeçar në marrëveshjen e tij të tanishme për ta mbajtur atë deri në korrik të vitit 2019, por interesi nga diku tjetër mund të shihte spanjollin të largohet.

Juan Mata (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kontrata e tanishme e Mata e sheh atë të fitojë 140 mijë funte në javë, por fakti se nënshkrimi i tij do të ishte falas, do të thotë që Barça e sheh atë si një ujdi të mirë në mes të një tregu të fryrë.

Blaugranët tashmë kanë siguruar shërbimet e një mesfushori për sezonin e ardhshëm pas përfundimit të transferimit prej 75 milionë eurove të Frenkie de Jong nga Ajaxi.

Lexo po ashtu:

Ata vazhdojnë të jenë të lidhur edhe me Adrien Rabiot të PSG-së, i cili gjithashtu do të jetë i lirë në këtë verë, me Ernesto Valverde të prirur për të shtuar opsionet e tij në mes të fushës, pasi lojtarët aktual janë duke shkuar drejt plakjes.

Pasi u bashkua me Unitedin në janar të vitit 2014, Mata ka bërë 208 paraqitje për 20 herë kampionët e futbollit anglez, duke shënuar 44 gola dhe duke kontribuar me 35 asistime. /Telegrafi/

TAGS