Barcelona pret Neymarin, ja ku mund të transferohet në vitin tjetër Mbappe

Barcelona pret Neymarin, ja ku mund të transferohet në vitin tjetër Mbappe
13:27 | 28 Gusht 2019

Mbappe dhe Neymar, dyshe e kërkuar në treg

Kylian Mbappe është një objektiv i madh i Real Madridit për vitin 2020.

Transferimi i Neymarit te Barcelona mund të jetë një lajm i mirë për planet e Real Madridit.

Mediat spanjolle raportojnë se në rast se braziliani rikthehet te gjiganti katalan, “Los Blancos” do ta kenë rrugën e hapur për të ndjekur blerjen e Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain, transmeton lajmi.net.

Mbappe është objektiv i madh i Real Madridit dhe presidentit Florentino Perez për verën e vitit 2020.

Dhe, marrë parasysh investimet e mëdha nga rivali Barcelona gjatë këtij afati kalimtar të verës, Perez do të grumbullojë fondet që të përgjigjet me blerjen e madhe të Mbappes. /Lajmi.net/

TAGS