Barcelona synon transferimin e Bernardo Silva – kjo është oferta që po përgatitet

Barcelona synon transferimin e Bernardo Silva – kjo është oferta që po përgatitet

Barcelona do të tentojë për Bernardo Silvan.

Një nga lojtarët më të mirë në ‘Etihad Stadium’, Bernardo Silva, mund të përfundojë te skuadra e Barcelonës.

Merkatoja e verës e sheh Barcelonën në nevojë për disa intervenime në skuadër dhe në mesin e emrave që pëlqehen është ai i Bernardo.

Sipas raportimeve të ‘Telegraph’, Barca do të tentojë transferimin e portugezit Bernardo.

Oferta që pritet të niset drejt zyrave të City pritet të përfshijë para plus të shumëkërkuarin nga City, Nelson Semedo.

Bernardo ka qenë një pjesë kyçe në sukseset e Pep Guardiola me Man City dhe vështirë se portugezi do të lirohet nga skuadra.

Mbetet të shihet se si do të ecin negociatat mes Barcelona dhe Manchester City.