Bardhi: DASH konfirmon blerjen e votave, askush nuk ndëshkohet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike (PD), Gazment Bardhi ka reaguar pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për blerjen e votave. Bardhi shkruan në “Twitter” se DASH konfirmon blerjen e votave në vitin 2017 dhe nivelin e lartë të korrupsionit. Por se sipas tij, askush nuk ndëshkohet.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmon blerjen e votave në 2017 dhe nivelin e lartë të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Askush nuk ndëshkohet! Kundër blerjes së votave, kundër pandëshkueshmërisë, kundër korrupsionit, shqiptarët do bashkohen më 16 Mars!”, shkruan Bardhi.

Ai ka cituar DASH-in: “Ligji parashikon ndëshkime penale për korrupsion për zyrtarët publikë, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive dhe zyrtarët shpesh u angazhuan në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë”. /Telegrafi/

TAGS