Bardhi reagon sërish për Mark Babanin: Mos harro burgun në Sicili për vjedhje makinash

Bardhi reagon sërish për Mark Babanin: Mos harro burgun në Sicili për vjedhje makinash

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi reagoi sërish në lidhje me kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës, Mark Bani, pasi ky i fundit u shpreh se do e padisë për shpifje.

Bardhi shkruan se

“Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?”,- pyet demokrati, duke shtuar:

“Nëse për këtë Mark Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.”

“Mark Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Sicili në 4 Prill 1994.

Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë. Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur? 

Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.

Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete. p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës”, shkruan Bardhi.