Bartomeu jep sinjale se kalimi i De Ligt tek Barca është punë e kryer

Bartomeu jep sinjale se kalimi i De Ligt tek Barca është punë e kryer

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka dhënë një sinjal se skuadra e tij ka fitua garën për Matthijs De Ligt.

De Ligt është lojtari më i kërkuar në merkato, pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme me skuadrën e Ajax Amsterdam.

Gjigantët evropian si Paris Saint Germani, Manchester City, Juventus e Barcelona janë futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të ri.

Megjithatë, këtë garë duket se e ka fituar skuadra nga La Liga, pas fjalëve të fundit të presidentit Bartomeu.

“Do të vijë koha kur do të flasim për të. Si secilin vit, edhe këtë herë skuadra ka interesim për të nënshkruar me lojtarë të rinj” ka thënë ai për ‘ESPN’, transmeton lajmi.net.

“De Ligt, si gjithë lojtarët më të mirë, është në tavolinë. Ai është fantastik. Unë e di se çfarë do të ndodh me të, por nuk është momenti i duhur për të folur” ka thënë ndër të tjerash presidenti i katalanëve.

Barcelona më herët ka transferuar edhe një talent nga Ajax, kur për 65 milionë funte transferoi Frenkie de Jong. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS