Bartomeu konfirmon interesim për De Ligt

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se interesimi i tyre për Matthijs de Ligt është real.

19-vjeçari i Ajaxit është kapiten i klubit holandez pasi ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira.

Ai tashmë është edhe startues i rregullt për Përfaqësuesen e Holandës duke tërhequr kështu interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane, një nga ato është edhe Barcelona dhe këtë e ka konfirmuar presidenti katalunas.

Matthijs de Ligt gjatë një momenti të ndeshjes Ajax-Real Madrid (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

“E kemi ndjekur De Ligt për disa kohë. Është e vërtetë, ai është lojtar që ne e pëlqejmë, por Barça tashmë ka lojtarë të rëndësishëm në skuadër”, ka thënë Bartomeu.

“Do t’i shikojmë më shumë gjërat në mars ose prill, për momentin nuk ka asgjë”.

Lexo po ashtu:

Barçës gjatë verës do t’i bashkohet Jean-Clair Todibo nga Toulouse, ndërsa Jeison Murillon e kanë huazuar tashmë nga Valencias.

Besohet se vlera e kartonit të De Lig është rreth 75 milionë euro. /Telegrafi/

TAGS