Basha: Drama dhe lotët e maturantëve sot janë pasojë  e pseudoreformës së Ramës

BASHA PER TAKIMIN ME ALEATET - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur per gazetaret pas nje takimi me aleatet, ku kane diskutuar ne lidhje me Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party, Lulzim Basha, speaks to journalists after a meeting with allies, where they discussed about justice reform.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së zhvilluar ditën e sotme nga maturantët para kryeministrisë duke e cilësuar dramën dhe lotët e tyre pasojë të pseudoreformës në arsim të qeverisë Rama, që sipas tij prodhoi padrejtësi.

Përmes një statusi të publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook, kryedemokrati shprehet se kjo është reforma e Edi Ramës, që hedh poshtë mundin, talentin, punën e madhe, studimet e disa viteve, me një të rënë të lapsit. Basha ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe shpalljen e plotë të listave, nga i pari maturant tek i fundit, në transparencë totale.

Postimi i plotë e Bashës në FB

Drama dhe lotët e maturantëve sot janë rezultati i një pseudoreforme që ka rënë që në nisje. E pompoi me të madhe Edi Rama, por prodhoi padrejtësi.

Mijëra 18-vjeçarë, të prerë në besë, të cilët në vend që të ishin duke u bërë gati për momentin më të rëndësishëm të jetës, sot kanë një barrë tjetër nga Edi Rama, sepse janë lënë në rrugë, nuk e dinë ku do shkojnë, shohin se mesatarja e tyre e shkëlqyer papritur përfundon në mesatare të ulët.

Kjo është reforma e Edi Ramës, që hedh poshtë mundin, talentin, punën e madhe, studimet e disa viteve, me një të rënë të lapsit.

Si rasti i maturantes nga Shkodra me medalje ari, fituese e olimpiadave kombëtare, e cila e sheh sot veten jo-fituese në cdo universitet që ka aplikuar.

Apo maturantja e përlotur në zyrën e ministres së Ramës, Linditës anti-dije, anti-arsim, që i ndërpret paturpësisht dhe fjalën.

Edi Rama nuk u dha kohë të mjaftueshme maturantëve për të zgjedhur, lista fillestare nuk është e shpallur, s’ka transparencë, ka krijuar shtigje për të futur tarafin e vet në shkollë të lartë. Abuzimi me kriteret e mesatares është në fakt dera e hapur për një korrupsion masiv të trafikimit të vendeve në universitet. Këto janë rezultatet dramatike të asaj që u nis keq që në fillim sepse qëllimi i Edi Ramës nuk ishin dhe nuk janë studentët, dija, auditori, por kapja e universitetit, kapja e rektorëve, nëpërmjet bordit të administrimit. Bordi i administrimit nuk është gjë tjetër veçse dora e zgjatur e Edi Ramës që ka marrë sot autonominë, financat, çdo burim universiteteve, vendos ku do shkojnë fondet, sundon rektorët e pedagogët.

Kjo dramë kombëtare, ka zgjidhje.

Shkarkimi i menjëhershëm i Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Shpallja e plotë e listave, nga i pari maturant tek i fundit, transparencë totale, e menjëhershme, sot.

Frenimi i regjistrimit dhe publikimi i kritereve.

Kërkojmë që KLSH të nisë menjëherë një auditim të plotë të procesit.

Ne faqen zyrtare të Partisë Demokratike është në funksion aplikacioni ku çdo maturant mund të denoncojë rastin e tij, dhe ne do ta ndjekim. http://www.pd.al/trego-rastin-tend/

Të dashur maturantë, jemi në krahun tuaj dhe prindërve tuaj. Së bashku të luftojmë që e drejta e juaj, mundi dhe sakrifica juaj te mos nëpërkëmben, të mos dhunohen. Se bashku nuk do t’i lejojmë ta dërrmojnë rinine e t’ia vjedhin te ardhmen. Kauza juaj do të çohet deri në fund.

7 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

TAGS