Basha: Evropa e pa ‘sëmundjen’ në trupin e vendit! Falë Ramës, Shqipëria nuk është më shqiptarëve

Basha: Evropa e pa ‘sëmundjen’ në trupin e vendit! Falë Ramës, Shqipëria nuk është më shqiptarëve

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me mos hapjen e negociatave, duke u shprehur se Evropa s’mund të gënjehet nga propaganda që bën kryeministri Rama.

Duke folur për verdiktin e Francës dhe kundërshtitë e Holandës, Basha u shpreh se Macron e Mark Rutte e shohin fare qartë sesi në vendet e tyre vijnë emigrantë e azilantë, sesi në vendet e tyre ka një shumëfishim të trafikut të drogës. Basha u shpreh se tashmë Evropa e ka parë sëmundjen në trupin e Shqipërisë dhe se s’mund të lejojë që vendi t’i bashkohet BE-së në këto kushte.

Përgjegjësinë Basha e gjen vetëm tek qeverisja e Ramës, duke thënë se falë oliarkisë dhe vetë kryeministrit, sot shqiptarët e shohin vendin dhe institucionet si diçka të huaj, jo të tyren.

Rama: Dua ta nis me shprehjen e keqardhjes time për ditën e sotme. Nuk është ajo që kemi dëshiruar dhe shpresuar. Por do të ishte një gënjeshtër e madhe ndaj shqiptarët që të thoshim se nuk e prisnim. Që prej vendimit të Bundestagut për vendosjen e 9 kushteve Shqipërisë, ishte e qartë se skenarin më të mirë të mundshëm KE, nuk do të merrte një vendim më pozitiv se aq. Por mund të merret dhe vendim më negativ. PD dhe unë personalisht, siç e kam ndarë dhje me bashkëqytetarët për raste të tjera, kemi punuar forte që të bindim miqtë tanë gjerman të Angela Merkel që ta kthenim jo e tyre në po. Edhe njëherë dua të shpreh mirënjohje më të thellë, ndaj kancelares Merkel dhe partisë tonë simotër. Për faktin që jo vetëm arritën të siguronin një maxhorancë brenda CDU/CSU, u bë udhërrëfyese për Shqipërinë në BE. Dëshironim një rezultat ndryshe sot. Por nuk prisnim më mirë sesa Bundestagu vendosi para dy javësh. Shqipëria nuk mund të merrte një PO të prerë, siç mund ta merrte sot Maqedonia. Ftoj këdo që mund ti ketë harruar, që t’i rikthehej kushteve të Bundestagut”, tha Basha.