Basha: Mandatojmë Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për miratimin e reformës zgjedhore

Basha: Mandatojmë Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për miratimin e reformës zgjedhore

Ditën e sotme kreu i PD, Lulzim Basha thirri në një takim krerët e partive aleate.

Takimin e parë Basha e ka kryer me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, ndërsa menjëherë pas saj në selinë blu erdhi kreu i PDIU Shpëtim Idrizi.

Takimit ju bashkuan edhe Sekretari i përgjithshëm i PR, Arjan Madhi, Dashamir Shehi kreu i LZHK dhe Agron Duka kreu i PAA.

Në përfundim të këtyre takimeve Lulzim Basha foli për mediat duke u shprehur se opozita ka vendosur të mandatojë Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin në lidhje me punimet për reformën zgjedhore.

“Prej muajit tetor kemi insistuar në një mekanizëm transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore. Prej shtatorit është kusht i Bundestagut. 4 muaj është zvarritur, mungesë vullneti nga pala tjetër.

Rikonfirmojmë qëndrimin për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore, duke i qëndruar pikave të tetorit.”- tha Basha.

I pyetur nëse do të ulen në një tryezë me bashkëkryetarin e Komisionit për reformës Zgjedhore, Basha u shpreh: “Unë në emër të PD ju them se ne sot kemi zgjedhur dy përfaqësuesit tanë, pala tjetër unë nuk mund të flas për përgjegjshmërinë apo papërgjegjshmërinë”.