Basha: Nuk do të ketë dialog politik me Ramën

Basha: Nuk do të ketë dialog politik me Ramën

Teksa afatet për zgjedhjet lokale ngushtohen dhe thirrjet e ndërkombëtarëve për pjesëmarrje në zgjedhje sa vijnë e shtohen, Lulzim Basha këmbëngul se nuk do të ketë dialog me Edi Ramën.

“Nuk ka, as nuk ka për të patur asnjë çedim nga objektivat e Partisë Demokratike të sanksionuara nga djegia e mandateve. Nuk ka kompromis dhe dialog me Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm”, tha Basha.

Nga Vlora, e cila i dha Edi Ramës mandatin e deputetit, Lulzim Basha sulmoi kundërshtarin politik se në 6 vite qeverisje ka krijuar dy realitete: “Kanë krijuar këtu dy Shqipëri. Njëra do të qëndrojë e tjetra do të zhduket. Dhe për atë Zot, Shqipëria që do të qëndrojë është Shqipëria e shumicës së shqiptarëve dhe ajo që do të zhduket është e pakicës, që ka vetëm një vend, burgun, prangat, drejtësinë”.

Kryedemokrati njohu vlonjatët me planin ekonomik të Partisë Demokratike, i cili parashikon rritje pagash dhe pensionesh si dhe lehtësira për biznesin e vogël, percjell tch.

TAGS