Basha: Shqiptarët varfërohen çdo ditë nga korrupsioni i Qeverisë Rama

Basha: Shqiptarët varfërohen çdo ditë nga korrupsioni i Qeverisë Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha postoi mëngjesin e së premtes një video në Facebook ku tregon atë që ai e quan “rrënim i ekonomisë dhe vendit nga korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës”.

“Korrupsioni i Qeverisë ‘Rama’ po na varfëron çdo ditë. 1 në 3 tenderë është dhënë pa garë. 229 milionë euro kanë shkuar për luks qeveritar. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më shumë korrupsion, aq më i varfër populli”, tha Basha. /Telegrafi/

TAGS