Basha: Si gënjeu Rama me zë dhe figurë për çmimin e energjisë

Basha: Si gënjeu Rama me zë dhe figurë për çmimin e energjisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nxjerrë një tjetër video me premtimet e Edi Ramës kur ishte në opozitë.

Basha shkruan se Rama premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike për familjarët, por në të kundër të asaj që premtoi ata që nuk kishin mundësi të paguanin i burgosi ose i çoi drejt vetëvrasjes.

“Premtoi uljen e çmimit të energjisë por e rriti për familjarët dhe biznesin.

Dhjetëra kryefamiljarë u shtynë drejt vetëvrasjes, qindra familje mbetën pa drita, mijëra vende pune u shkatërruan sepse bizneset falimentuan në masë.

Vjedhja dhe mashtrimi janë politika e vetme e Hajdutit dhe bandës së tij”, shkruan Basha.